Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqien në mënyrë përfundimtare.
Mësohet se dorëheqia e shefit të SHISH ka qenë e pakerkuar, por me vullnetin e tij.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Visho Ajazit por mendohet se shkak mund të jenë bërë polemikat mes SHISH-it dhe qeverisë në lidhje me investigimin dhe raportet që SHISH ka bërë për trafikun e drogës. Ai mbante postin e kreut të SHISH që prej Gushtit të vitit 2012.
Tani mësohet se postin e drejtimit të SHISH do ta marrë,Helidon Bendo.

Emërimi i tij erdhi pas një takimi që kryeministri Edi Rama bëri me Presidentin e Republikës,Ilir Meta ku i paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.sosnews.al
