Ka nisur me incidente protesta në Tiranë! Qytetarët po qëllojnë me domate godinën e Ministrisë së Brendshme që është e rrethuar nga efektivë të shumë.
“Polici e krimit, ju jeni kriminela,”- dëgjohet të thërrasin ata në sfond, teksa gjuajnë në drejtim të godinës. Deri më tani nuk ka asnjë tentativë nga ana e Policisë së Shtetit për t’i shpërndarë.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.

