Me lot në sy, nëna e Renato Hamzës ka folur për mediat dhe ka kërkuar drejtësi për të birin e vrarë dhe të zhdukur prej vitesh. Pas lajmit se prokuroria ka rihapur hetimet dhe ka zhvarrosur një kufomë që dyshohet se i përkasin këngëtarit të tallavasë, nëna e Renatos kërkon shpjegime pse Policia dhe hetuesit nuk kanë arritur dot të zbardhin deri tani të vërtetën e ekzekutimit të djalit.

“Pashë mediat që është zhvarrosur një kufomë. Kam 9 vite që e kërkoj djalin.  Kam kërkuar me ngulm që të bëhej ADN-ja,  shkoja në polici, më bënin presion dhe thoshin se nuk është trupi i djalit tuaj. Kam nëntë vjet që për atë kufomë qaj. Mirë që ma vranë, por nuk ma sollën as trupin. Nuk më dhanë asnjë shenjë. Unë dua nga shteti se kush ka dhënë urdhër për pezullimin e kërkimeve të djalit tim. Këtu është korrupsion i madh, mirë që ta vrasin, por s’ta sjellin as trupin. Unë s’kam lekë, s’kam pushtet…Po sikur të kishte qenë fëmija i ndonjë prokurori a i dikujt tjetër, çfarë do të bënin? Është djalë nëne mor, është djalë nëne…Djalin tim e vranë padrejtësisht, djali im punonte për bukën e gojës”, tha ajo ne nje interviste per Faxnews.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version