Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj.

Përmes një interviste të dhënë për News 24, ajo pranon se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit?

Nëna e Lear Kurtit: Më mori në orën 11 pa pak dhe i thashë hajde se u bëmë për mall. Do vij më tha se do ndërrohem. Me tha nuk dua dush se jam i pastër. E pyeta a je në shtëpi? Më tha mos ki merak nesër do rri gjithë ditën me ju. E kam bërë gjumin copa copa.

Pyetje: Bisedën e bëtë natën që ndodhi ngjarja?

Nëna e Lear Kurtit: Po. Më thanë shokët e Learit, më thanë hajde dhe shkuam te spitali ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj morëm rrugën dhe shkuam te morgu. Atje më çuan se nuk më thanë gjë.

Kujtojmë se 32-vjeçari Lear Kurti, humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, pas shoqërimit nga policia.

Marre nga News 24

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version