Policia e Shtetit ka hequr kamerat e sigurisë edhe në rrugët e qytetit të Elbasanit. Deri më tani nuk ka detaje se në cilat rrugë të qytetit kanë qenë të vendosura kamerat, pasi Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar. Por nga burime nga terreni, bëhet me dije se efektivët e Policisë së shtetit kanë hequr kamerat në lagjen Sul Misiri, tek rruga e re e trenit, por jo vetëm.

Sipas Panorama, Policia ka hequr kamerat në banesat e Hysni Zylyfit, djali i të cilit Andi Zylyfi është vrarë në vitin 2019 në një atentat mafioz, në fshatin Përparim të Peqinit. Ndërkohë gjatë kontrolleve në njësinë administrative Gjocaj janë hequr kamerat në familjen e Ylber Xhahysës, i vrarë në vitin 2021 me armë zjarri.

Ditën e nesërme mësohet se ky aksion do të vijojë në qytete të tjera si Gramshi, Librazhdi, Prrenjasi, Cërriku, dhe Belshi. Zyrtarë të policisë të ndarë në disa grupe janë duke vijuar heqjen e kamerave edhe në qytetin e Elbasanit që prej orëve të pasdites.

Një aksion i ngjashëm u zhvillua dje në Lushnje dhe në Fier, ndërkohë që prej ditësh po hiqen kamerat që dyshohet se janë vendosur nga anëtarë të grupeve kriminale nga jugu në veri.  Aksioni nisi me Shkodrën, për të vijuar më pas në qytete të tjera të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Për vendosjen e kamerave kanë nisur hetimet, e disa persona janë marrë në pyetje por ende nuk ka asnjë të arrestuar. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version