Teksa na ndajnë 6 ditë nga nisja e Botërori, në listën e Francës ka pasur ndryshime. I përzgjedhur nga trajneri Didier Deshamp, mbrojtësi i PSG-së Presnel Kimpembe nuk do të shkojë në Katar.
Ky vendim ka ardhur për shkak se mbrojtësi nuk është rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi i tendinit të Akilit. Francezi ka reaguar edhe përmes një postimi në Twitter.
Për shkak se Kimpembe nuk do të jetë i disponueshëm, Deshamp ka vendosur ta zëvendësojë me Aksel Disasin. 24-vjeçari do të marrë pjesë për herë të parë në një Botëror.

