Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi janë kapur me lëndë narkotike. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 33 vjeçar me iniciale M. L., pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash.

Gjithashtu, është arrestuar dhe S. Z., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale;

-S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version