Sasia prej 1 ton e 300 kg kanabis që u sekuestrua nga policia e Tiranës në papafingon e një vile në zonën e Rinasit është kultivuar në malësinë e Krujës.
Ka qenë ky përfundimi i agjentëve të anti-drogës së kryeqytetit të cilët finalizuan operacionin mbrëmjen e së shtunës.
Familja Sula me origjinë nga Kruja e kishtë kthyer tregtimin e hashashit në një biznes familjar .
Droga ishte mbjellë gjatë vitit 2016 dhe vila ku jetonin Hasan dhe Merita Sula së bashku me dy djemtë e shpallur në kërkim ishte kthyer në magazinë.
Malësia e Krujës ka qenë një nga hot-spotet e kultivimit masiv të hashashit gjatë vitit 2016 ku ky fenomen arriti kulmin.
sosnews.al
