Kandidati koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Libohovës Adil Xhelili ka renditur ditën e sotme premtimet e tij nëse vjen në krye të bashkisë. Me anë të një postimi në Facebook, Xhelili 10 premtime të tij, ndërkohë që ka shtuar se dhe shumë të tjera do të bëhen gjatë qeverisjes së tij në krye të bashkisë Libohovë. Dhe mes premtimeve të tij është edhe shërbimi funeral falas, për çdo person që ndërron jetën. Ky premtim vjen si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
Postimi i Plotë:
Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.
Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas.
Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontenierë të rinj, autobot, etj.
Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit dhe faunës .
Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme në cdo njësi vendore e në cdo lagje.
Krijimin e një terminali dhe agjensie udhëtimi për transportin lokal
Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkohore, pajisje e trajnim periodik.
Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta
Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese .
Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit.
Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin “pa shërbim nuk ka taksa”
Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!