Deputeti Dashamir Shehi ka folur ditën e sotme në Kuvend në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë. Ai u shpreh se çmimi i shtëpive dhe ushqimeve kanë shkuar njësoj sa në Europë ndërsa shtoi se të rinjtë nuk mund të rrinë në Shqipëri për një rrogë 450 euro.
“Këtu çmimi i shtëpive dhe ushqimeve kanë shkuar sa në Europë. Nuk mund ë vazhdojë të rrijë një i ri në Shqipëri dhe t’i japësh 450 euro në muaj dhe t’i thuash pse nuk punon. Është thyer raporti ka dalë jashtë logjikës. Pse për dy vjet bëhet sistemi arsimor më i mirë. Pas 10 vjet apo 15 vjetëve nuk ka më njeri këtu. Që të kemi mundësinë të rrisim edhe pak 0pensionet.
Në vitin 1993 bëmë reformën e pensioneve. Se çfarë ishin përpara i dorëzuan. Unë them të fillojmë të bëjmë këtë lloj sakrifice. Do fillojë që tani kontributi se ndryshe kjo skemë nuk mbushet më. Rritjen e moshës ë pensionit e kemi mbaruar. E kemi më të lartë se Suedia. Unë them që kjo është një gjë që mund të bëhet dhe këtu do shkojmë avash avash”, deklaroi ai.

