Policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth operacionit ku u sekuestruan rreth 1.5 ton drogë në Velipojë.
Gjatë këtij operacioni policia arrriti të arrestojë:
-Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.
-Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.
-Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë
– Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.
-Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.
Ndërkohë po vijon puna per kapjen e të kërkuarve F.M, 32 vjeç, banues në Përmet , J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë si dhe të GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë.
Operacioni antidrogë u krye në në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga J.B, 20 vjeç ku u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.
Kontrollet policia I ka vazhduar dhe në ambientet e hotelit kun ë katin e parë të tij është gjetur një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.
Në oborrin e hotelit u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , një mjet “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të Ujka, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga F.M,.
Gjithashtu policia në ndjekie i është vënë dhe një mjeti tjetër “Golf”, me targa AA 355 SL, që drejtohej nga Enriko Zyle, Punonjës Policie Tiranë, i cili në përpjekje për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.
Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 1502 kg.//sosnews.al
