Policia dhe SHÇBA e Korçës arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 shtetas, si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar janë:

– Florenc Gaxho, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;

– Fredi Blushi, 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;

– Gentian Keco, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier

– Sali Dervishi, 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;

– Klodjan Korçari, 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;

– Xhuljo Skënderasi, 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;

– Gazmir  Shkëmbi, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Si dhe u shpallën në kërkim G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të Bilishtit u kapën në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, me mjetet tip ‘Mitsubishi’ ; ‘Volkswagen’ dhe një mjet kamion.

Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

5 të arrestuarit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version