Sherri mes Kujtim Koxhës dhe punonjësve të bashkisë Mat kishte nisur që në mëngjes kur me fadroma dhe me mjete të tjera ata filluan punën për të rehabilituar rrugën ekzistuese të fshatit. Një dëshmitar i tha sosnews.al se duke i kërcënuar dhe intimiduar 51 vjeçari Koxha iu ka kërkuar punonjëve të largohen dhe të mos merren me rrugën. Ai ishte i ulur në lokal duke pirë raki me një prej viktimave banorë i zonës Hamit Bucin.
“A keni ardhur për fushatë, që rregolloni rrugën tonë, ju të bashkisë, a doni me marr ndonjë votë ke fshati jonë” – ju ka thënë Koxha duke shtuar se “në rast se nuk ikni unë do ju q… n.. do ju vras të gjithëve, skeni punë këtu ju të bashkisë, me na ardh e me na rregullu rrugët për vota, po te shpia ime pse nuk vini me ma rregullu rrugën, apo se kam qenë i socialistes unë, po skeni faji ju, rregulloni vetëm këtë rrugë”.
Viktimat i janë përgjigjur se nuk është dhe periudhë fushatë, kanë një projekt dhe detyrë të dhënë nga bashkia me qëllim rehabilitimin e rrugës ekzistuese dhe do vazhdojmë punë. Në këto momente Koxha ka tentuar të qëlloi me grushta njërin prej tyre punëtorëve të cilit i kanë dalë në mbrojtje banorët e zonës duke ndërhyre dhe larguar Kujtimin. Hamit Buci ka tentuar të qetësoi gjakrat. 51 vjeçari që dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit është larguar duke kërcënuar se “mbajeni mend ca kam për tiu bërë, po nuk u larguat“.

Rreth 2 orë gjysëm më vonë , teksa punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë ulur për të ngrënë drekë bashkë me bashkëfshtarin Hamitin shokun e Kujtimit, ky i fundit ka ardhur me shpejtësi nga jashtë me një armë zjarri kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të punëtorëve duke bërtitur “Do ju vras të gjithëve ju shk. robt, në këto momente ka ndërhyrë kryeplaku i zonës që i ka lëvizur armën që ka qëlluar në tavan dhe bashkë me një banorë tjetër të zonës për pasojë Mentor Hoxha ka mbetur i vdekur në vend, Hamid Buci 45 vjeç, Erzen Aliaj 50 vjeç dhe Astrit Hani 41 vjeç të plagosur. Buci dhe Aliaj u transportuan me helikopter drejt spitalit të traumës, por pak minuta pas mbërritjes së Tiranë, kanë ndrruar jetë njëri pas tjetrit.

Anëtarët e këshillit bashkiak të të gjithë forcave politike në unanimitet kanë vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat”.Bilanci është tragjik dhe vrasja e punonjësve të shtetit në krye të detyrës është një këmbanë e fortë alarmi për reagim ndaj elemëntëve të tillë të armatosur dhe të rrezikshëm për shoqërinë./sosnews.al


