29 vjeçari Gerald Belishaku është kërcënuar dhe kanosur për jetën mesditën e një dite më parë në kryeqytet.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Belishaku ka depozituar një kallëzim penal në Policinë e Tiranës ku ka sqaruar se është kërcënuar nga një person i paidentifikuar për arsye të angazhimit politik në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Belishaku mban detyrën e sekretarit të degës së Partisë Demokratike për zonën 4 në kryeqytet.
Mësohet se sipas të dhënave të deponuara në polici se kërcënimi ndaj 29 vjeçarit ka nisur që prej më shumë se 2 javësh fillimisht në rrugën “5 Maj” ku i ka dalë përpara një makinë e cila i ka bllokuar rrugën dhe më pas me kërcënime serioze me anë të telefonit.

Belishaku ka rrëfyer se kërcënimet ndaj tij janë fizike dhe lidheshin drejpërdrejtë me aktivitetin politik që ka zhvilluar gjatë zgjedhjeve të Qershorit.
Oficerët e policisë gjyqësore menjeherë kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa materialet hetimore proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Akoma nuk ka asnjë të dhënë se kush mund të jenë autorët e këtij kërcënimi./sosnews

