Një 17-vjeçar është kërcënuar me thikë nga një 53-vjeçar. Policia ka vënë në pranga këtë të fundit. Gjatë kontrollit fizik, personit me inicialet V.L, iu është gjetur një mjet prerës. Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin V. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik ndaj 53-vjeçarit, u gjet një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

