Pasi kërcënoi një përfaqësues të organit të akuzës, policia e prangosi pas gati 9 muajsh arrati. Bëhet fjalë për 41 vjeçarin Marko Bushi I cili sipas policisë së Burrelit dyshohet dhe si kreu i një grupi të strukturuar kriminal për kultivimin dhe shitjen e hashashit.
Mësohet se për arsye të trafikimit Bushi kishte kërcënuar prokurorin e Matit dhe Policinë lokale.
Për 41-vjeçarin Marko Bushi, banues në Urakë të Burrelit gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” në muajin mars, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë operacioneve të policisë në fshatin Myzë u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 rrënjë Cannabis Sativa në pronësi të Bushit.

