Arrestohet një 60-vjeçar nga policia e Fierit pasi kërcënoi të vëllane me armë.
Mësohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta,ku 60-vjeçari ka kërcënuar me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje,të vëllanë, H. Jarua 69 vjeç, banues në fshatin Boçovë, Fier.
Policia arriti të parandalonte ngjarjen dhe sekuestroi armën.Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.”
