Një konflikt ka ndodhur në Çorovodë të Skraparit ditën e sotme mes të të rinjëve. Për shkak të një zënke me motive të dobëta dy 19-vjeçarë kanë qëlluar me armë zjarri në makinën e një bashkëmoshatari të tyre. Por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur të riun, i cili ka shpëtuar, por vetëm makinën. 

Pas të shtënave dy të rinjtë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre. Dy personat e shpallur në kërkim janë Anxhelo Gërmenji dhe Faredin Çela, të cilët qëlluan drejt bashkëmoshatarit të tyre Igli Dosti, i cili ndodhej jashtë makinës në ato momente.

Dy të rinjtë janë larguar drejt një zone të pyllëzuar dhe janë zhdukur në brëndësi të pyllit. Autoritetet e policisë po kërkojnë për gjurmët që do të çojnë në kapjen e dy të rinjëve. Ndërkohë që Dosti është shoqëruar në komisariatin e Çorovodës për të dhënë dëshminë e tij.

Njoftimi i policisë:

Skrapar Qëlluan me armë zjarri pas një konflikti, braktisën automjetin gjatë ndjekjes nga Policia dhe u larguan në një zonë të pyllëzuar, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy 19-vjeçarë. Në Çorovodë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. G., 19 vjeç në bashkëpunim me shtetasin F. Ç., 19 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., 19 vjeç, i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të këtij rasti, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version