Një 50-vjeçar i identifikuar si Leart Bulla, banues në Vlorë është vënë në pranga nga blutë e qytetit bregdetar. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se Bulla është arrestuar në kuadër të operacionit “Escape”, pasi kërkohej nga autoritetet e Spanjës. Ai akuzohet nga Spanja si pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve. 

Njoftimi i policisë Vlorë: 

Finalizohet, në bashkëpunim me Interpol Tirana, faza e tretë e operacionit policor të koduar “Escape”. Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin, një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë. Shkon në 3 numri i shtetasve në kërkim ndërkombëtar (pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal), të kapur në Vlorë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një tjetër shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Escape”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht, shtetasi: -L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version