Ishte shpallur e humbur nga familja që në fillim të shtatorit.
Pas denoncimit të bërë nga babai në policinë e Kukësit,se vajza e tij është larguar nga banesa,menjëherë nisën kërkimet territorit në fshatin Pistë.
Babai i vajzës B.H, ka denoncuar largimin e saj nga banesa më datë 02.09.2017.
Policia arriti ta gjente gjatë kontrolleve në në fshatin Pistë, në kodër, e varur me litar në nje pishë A.H., 17 vjeçe, banuese në fshatin Gdheshtë, Kukës.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetvarur.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.sosnews.al

