Një 89-vjeçar në fshatin Klos të Mallakastrës ka humbur jetë si pasojë e dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë. Policia njoftoi se dy autorët e ngjarjes së rëndë janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, personat që shihni në foto, tashmë të arrestuar.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se ata nën kërcënimin e armës, i morën një shumë parash Çaush Shehajt, të cilën edhe e dhunuan. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Por Musa Gudo nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version