Një 24-vjeçar shqiptar i cili njiheh si “ Babagjyshi i marijuanës” është arrestuar nga policia Italiane.
E.H. kish shkuar në Itali si turist dhe kish ngritur një magazinë droge, e cila u zbulua nga policia si pasi u denoncua nga banorët e zonës.
Gjatë kontrollit në magazinën e drogës, policia gjeti një sasi të madhe lënde narkotike, makineritë që përdoreshin për paketimin e saj, si dhe mjetet e tjera që duheshin për trafikun. Ndërsa, policia bëri me dije se nëse do të dilte në treg lënda narkotike kapte vlerën e 600 mijë eurove.//sosnews.al
