Policia e Durrësit ka vendosur në pranga një kambist i cili ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor dhe fshihte të ardhurat e përfituara prej tij.

61-vjeçarit, banues në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, iu sekuestrua një shifër prej 2.000.000 lekë të rinj dhe 15.000 euro.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, goditet një rast tjetër i paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare.

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara prej tij, vihet në pranga 61-vjeçari (kambist).

Sekuestrohen rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, konstatuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi F. M., 61 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version