Një 25-vjeçar i zhdukur prej mbrëmjes së djeshme, është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në Mat. I riu kishte shkuar në pyll për të mbledhur kërpudha, por nuk ishte kthyer në banesë. Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë e Matit.

Pas disa orësh kërkime në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, 25-vjeçari është gjetur i vdekur pa shenja dhune në një kanal vaditës.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version