Dhjetë persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar një 37-vjeçare pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Sipas policisë, 37-vjeçarja dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat. Po ashtu, Policia ka arrestuar një 45 vjeçar, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit H. F. dhe E. F.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ndaluan shtetasen F. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit H. F. dhe E. F.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

– I. N., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjet një armë gjahu (çifte), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– F. M., 56 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– P. Q., 35 vjeç dhe I. Gj., 55 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– A. P., 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. G., 36 vjeç, banues në Itali, dhe J. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version