Policia greke ka vendosur në pranga 2 shqiptarët, të cilët akuzohen se janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të drogës. Sipas mediave greke, Policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe pas kontrolleve ka gjetur dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë, peshore precize.

Policia gjeti gjithashtu 4 kilogram pluhur, por nuk dihet se çfarë lënde narkotike dhe për këtë arsye e kanë dërguar në Laboratorin e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve të Neesbomb.gr, dy të arrestuarit i përkasin një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që shkon në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

Megjithatë Policia arriti të sekuestronte sasinë e madhe të kokainës, përpara se narkotrafikantët ta kanalizonin në strehat e Athinës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version