Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar kandidaturat për postimin Kryeprokuror të Përkohshëm të Republikës. Komisioni parlamentar do të miratojë raportin për seancën plenare të 18 dhjetorit, ku do të zgjidhet edhe Kryeprokurori i ri.
Deputeti socialist Bledi Çuçi ka lexuar para anëtarëve raportin e Komisionit të Ligjeve për kandidatët, ku vlerësohen kushtet dhe kriteret ligjore të meritës së secilit prej tyre. Sipas raportit, kriteret e vendosura për Kryeprokurorin i plotësojnë tre kandidatë: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi.
– Arta Marku rezulton se përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, ka titullin magjistratë, dhe përmbush edhe kriterin e vjetërsisë në punë, me 15 vite përvojë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.
– Ermira Tafani përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.
–Ferdinand Elezi rezulton se përmbush kushtet e kriterit ligjor për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë; përmbush kushtet ligjore për integritetin moral dhe profesional; po kështu edhe materialet nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve i përmbush kushtet; edhe sa i takon vlerësimit profesional rezulton se i ka marrë të gjitha vlerësimet.
Përsa i përket kandidatëve të tjerë ato janë skualifikuar në baze të vlersimeve:
– Arqile Koça,nuk ka gradë shkencore, është në proces të marrjes së titullit. S’plotëson kushtet.
– Artur Selmani, përmbush kushtetin për 15-vjet pune në prokurori. S’ka gradën shkencore në drejtësi. ILDKP ka sjellë informacion jo kalues. Nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Nuk ka dënime. Nuk ka as magjistrature e as gradë shkencore.
– Besnik Muçi ,nuk përmbush kushtin me 15-vjet pune në Prokurori. S’plotëson kriteret
– Granit Shahu,nuk përmbush kushtin e vjetërsisë prej 15 vitesh punë si prokuror.//sosnews.al
