Blutë e kryeqytetit kanë mundur të zbardhin dhe të dokumentojë ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, kur nga dy automjete u qëllua me armë zjarri në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Policia arriti të arrestonte personat e përfshirë në këtë konflikt,Ardit Isufaj, i njohur si “Doraci”, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim si dhe F. Gremi i njohur si “Lori”, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, është proceduar shtetasi, M. P., 68 vjeç, banues në Tiranë.

M.P, ka parkuar automjetin e tij në afërsi të shkallës së pallatit ku banon  F.Gremi ku ky i fundit është afruar dhe ka filluar të debatojë me M.P, më pas është afruar edhe Ardit Isufaj. Pas debatit shtetasit Isufaj dhe Gremi kanë kërcënuar M.P. dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, e më pas janë larguar me shpejtësi nga vendparkimi.sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version