Telashet e një 28- vjeçareje nga Bilishti, e cila njihet më shumë për shfaqjen e linjave të saj në rrjetet sociale, duke se nuk kanë të mbaruar.
Pas djegies së disa makinave, Deizi Arapi ka përfunduar sërish në polici. Bashkë me të, në komisariat, ishte edhe i riu Marsel Buçi, i akuzuar më parë nga vajza si autor i djegies së makinës së saj.
DËSHMIA
Pasi ishte fyer dhe kërcënuar nga vajza e konsideruar si “gangsterja” e Bilishtit, Marsel Buçi ka shkuar në zyrën e shefit të Krimeve në Policinë e Devollit, Pashk Syziun, duke deklaruar se ndihej i kërcënuar nga 28-vjeçarja. Por, pas daljes nga policia, 34- vjeçari ka deklaruar publikisht për mediat se është dhunuar dhe fyer edhe nga zyrtari i lartë policor. Madje, sipas dëshmisë së dhënë, dhuna fizike është ushtruar në prani të Deizi Arapit, e cila sipas denoncuesit, qeshte gjatë kohës që efektivi e godiste atë. Marsel Buçi ka deklaruar se efektivi ishte nën efektin e alkoolit.
“Kam vënë në dijeni shefin e krimeve, e kam marrë në telefon dy-tre herë dhe më kanë thënë nuk kemi çfarë t’i bëjmë se nuk ka ligj për ofendime. Më kanë shoqëruar në komisariat. Më ka thirrur Policia. Kam ikur në komisariat dhe pa asnjë lloj arsye më ka dhunuar sapo jam ulur. Nuk kam folur fare dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Ishte prezente një punonjëse policie por nuk ka mundur ta ndalojë. Nga zhurmat erdhi një polic i sallë dhe më ka ndihmuar dhe e falënderoj nga ana ime. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë. Ku të mundte.
Ishte i dehur dhe i vinte era alkool. I thosha të lutem reflekto, mos më godit. Nuk më linte të flisja pse isha në komisariat. Më pas ka ardhur avokati im dhe është qetësuar situa. Kam ikur në drejtori dhe kam bërë kallëzim për shefin e krimeve. Kam shpjeguar gjithçka ka ndodhur”, tha ai. I pyetur nëse njeh vëllezërit që janë arrestuar për djegien e makinës së tij fare pranë banesës, i riu deklaroi se nuk kishte lidhje fare me ta. “Nuk i njoh djalin fare. Me ata po merret shteti. Mua Dezi më ka kërcënuar dhe më ka thënë se do të djegë makinën dhe kalamajtë”, tha Buçi për mediat.
Për këtë ngjarjes, është arrestuar Durim Stafa dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Resmi Stafa, të cilët për arsye ende të qarta, i vunë flakën mjetit të Marsel Buçit. Ka dyshime të forta se vëllezërit kanë njohje me 28-vjeçaren Deizi Arapaj, e cila u denoncua nga babai i të riut se qëndron pas ngjarjes. Mjeti në pronësi të Marsel Buçit u përfshi nga flakët mëngjesin e së hënës rreth orës 02:30 të mëngjesit të 10 tetorit në Bilisht.
PRECEDENTI
Ndërkohë, mëngjesin e 25 shtatorit iu vu zjarri qëllimisht automjetit në pronësi të 28-vjeçares Deizi Arapi. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person i maskuar që i hedh benzinë automjetit dhe i vë flakën. Pas ngjarjes, vajza e cila është bërë e njohur në rrjetet sociale për veshjet e saj provokuese dhe e ndaluar disa nga Policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, tha se ishte e qëllimshme dhe madje pa edhe një emër konkret që qëndron pas shkrumbimit të mjetit të saj. Deizi Arapi ka ngritur gishtin e akuzës ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ish-kryetar i Bashkisë së qytetit, kohë edhe kur siç pretendon 27- vjeçarja, ka ndodhur konflikti midis tyre.

