Një konflikt për drogën dyshohet të ketë qenë dhe “molla e sherrit” mes grupeve kriminale që çoi në rrëmbimin e 30-vjeçarit me origjinë nga Fieri, Nertil Buzi.
Zhdukjen e tij e kishte denoncuar në Policinë e Fierit, i vëllai duke vënë alarmin i vëllai. Para uniformave blu ai kishte thënë se i kanë rrëmbyer të vëllanë dhe në këmbin të lirimit të tij ata kërkonin 400 mijë paundë. Madje i dërgonin video dhe foto duke e torturuar.
Kjo ka alarmuar autoritetet shqiptare të cilat vunë menjëherë në dijeni Policinë britanike, e cila u vu në kërkim të të riut shqiptar. Buzi gjet në bagazhin e një makinë me këmbë e duar të lidhura si dhe gojën e bllokuar me ngjitëse që të mos kishte mundësi të bërtiste.
Edhe pse në fillim u raportuan si 7, është bërë me dije se në pranga kanë përfunduar vetëm 6 persona, mes tyre një vajzë. Emrat e tyre janë: Nekid Arapi, Xhon Guveli, Fation Arapi, Armando Brahashaj, Eduart Cepele, Emanuela Arapi. Vetëm Arapi ka precendentë penalë në Shqipëri. Edhe pengu, në Shqipëri rezulton të ketë një dosje të pastër ndërsa në Britani dyshohet se merret me trafikun e lëndëve narkotike që besohet të jetë bërë dhe shkaku i rrëmbimit të tij.
Hetimet kanë nisur për të zbuluar grupet kriminale, të cilëve u përket droga. / Balkanweb

