Rehabilitimi i një rruge ekzistuese në një fshat në perifieri të qytetit të Burrelit është kthyer në një masakër të vërtetë. 3 persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur me kallashnikov.
Autor i ngjarjes është 51 vjeçari Kujtim Koxha banor i fshatit Shëlli i cili ka tentuar të vrasë 14 personat që ndodheshin në lokal por ka qenë ndërhyrja e kryeplakut të fshatit që ndodhej pas tij , i cili i ka ngritur automatikun lart , që ka shpëtuar personat e tjerë.Kanë mbetur të vrarë Mentor Hoxha 34 vjeç, Hamid Buci 45 vjeç, Erzen Aliaj 50 vjeç si dhe i plagosur shtetasi Astrit Hani 41 vjeç.
Autori i ngjarjes Kujtim Koxha është arrestuar 3 orë më vonë teksa tentonte ti fshihej policisë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja vijon ekspertiza nga grupi hetimor./sosnews.al

