Vrasja në ” Fushë të Cukalit “, në Shkodër ka ndodhur për motive të dobta, pas konfikteve për ujin vaditës.
Në këtë konkluzion paraprak ka dalë policia e qytetit verior pas arrestimit të vrasësit Pjetër Pjetri, nga fshati Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e krimit.
I plagosuri humbi jetën pak orë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, tip automatik, pasi autori e ka hedhur atë gjatë momentit kur tentonte të fshihej.

