Makina që trasportonte mësuesit në fshatin Arrëz, në Korçë, ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur rreth orës 09:30 në aksin rrugor Miras-Arrëz ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën Luiza Dule,48 vjeçe, banuese në Miras,mësuese.

Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjerët e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version