Një çift të rinjsh përjetuan minuta tmerri mbrëmjen e së shtunës kur ranë pre e një grabitje me dhunë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të qytetit të Korçës në rrugën që të çon drejt Malit Moravë.

Sipas policisë cifti I të rinjve kishin ndaluar në këtë zonë automjetin me të cilin udhëtonin kur u sulmuan nga persona të maskuar dhe armatosur.

Burime shtuan se autorët  qëlluan me armë zjarri në ajër ndërsa  më pas dhunuan me sende të forta drejtuesin e automjetit 35 vjeçar banues në fshatin Burimas ndërsa nxorën me forcë nga makina edhe shoqëruesen e tij.

Pasi i kanë dhunuar  dy agresorët grabitën makinën tip benz me të cilën udhëtonin të rinjtë.

Ata njoftuan menjëherë uniformat blu të cilët sekuestruan në vendngjarje dhe një gëzhojë pistolete.

Për gjetjen e grabitësve policia ofron dhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh ndërsa të rinjtë thanë për hetuesit se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version