Një 65 vjeçar nga Korça humbi jetën teksa ishte duke u zhvilluar ndeshja Skënderbeu -Partizani.
Anesti Trifoni banor i lagjes 2 ishte në stadium kur gjatë pjesës së parë të takimit pati shqetësime shëndetësore.
Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit rajonal të Korçës por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ndërroi jetë. Mësohet se 65 vjeçari kishte pësuar një atak kardiak.


