Makinat e eskortës së kryeministrit Rama janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec.

Në aksident janë përfshirë 4 automjete, nga ku dy janë të eskortës qeveritare, një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.

Mësohet se janë plagosur tre gardistë Klodian Llaka, Erion Musai dhe Shkëlqim Pojana, dhe janë dërguar në spital,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Sipas të dhënave mësohet se mjeti tip “Volsvagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën tip “Range Rover” që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-t në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Kosovës.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version