Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër ëahtë shpallur në kërkim gjatë ndalimit të makinës në aksin rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë.
Genti Muceku, 20 vjeç, banues në Tiranë si dhe D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford” me targa AA 296 IK, me drejtues 20 vjeçarin Muceku.Nga dyshimet e shfaqura policia kufitare ka bërë kontrollin e makinës.Në këtë moment Genti Muceku, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin e kish marrë në përdorim, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur urdhërit të punonjësve të Policisë.
Policia e gjeti të braktisur makinën në aksin rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë,gjatë kontrollit u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale : 6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 6,3 Kg sasi e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy të rinjve.//
