Gjatë mbrëmjes në lagjen nr.1 në qytetin e Korçës është tentuar për të vjedhur me thyerje arka e kishës “Shën Sotiri”, vend kulti ku besimtarët dhurojnë vlera monetare. Personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen e vlerave monetare që ndodheshin në arkën e kishës.
Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar dhe janë identifikuar autorët e po punohet për kapjen e tyre.
Ndërsa në arkën e Kishës së “Shën Marisë”, ku qytetarët dhurojnë vlera monetare, e ndodhur në lagjen Nr. 9, dyshohet se persona të paidentifikuar mund të kenë tentuar të hapin drynin me një çelës tjetër të papërshtatshëm, çka ka sjellë edhe bllokimin e tij. Arka nuk është hapur dhe nuk janë konstatuar dëmtime fizike të tjera të objektit.//sosnews.al
