Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një 27 vjeçari i cili tregtonte lëndë narkotike.
Në pranga ra P.S, 27 vjeç, banues në Korçë,i cili në lagjen nr 12 në Korçë,është kapur në flagrance së bashku me A.M, 25 vjeç,banues në Korçë,në automjetin e këtij të fundit,tip “Mercedes-Benz” duke i shitur B.Y, në këmbim të një sasie lekësh, disa doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, konkretisht P.S. dhe B.Y, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale (në total) një sasi prej :
7.4 gram bimë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 0.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.//sosnews.al
