Dan Hutra, autori i masakrës së trefishtë në Tiranë është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.
Hutra është shoqëruar nga uniformat blu me pranga në duar dhe do të merret në pyetje në lidhje me krimet që tronditën sot kryeqytetin.
Nga ana tjetër në ambientet e policisë ka mbërritur edhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Autori plagosi fillimisht me thikë ish partneren e tij Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit dhe më pas udhëtoi drejt Paskuqanit ku kreu masakër me dy të vrara dhe dy të plagosura.
Prej aty, Hutra udhëtoi drejt Kamzës ku vrau me armë zjarri 31-vjeçaren Etleva Kurti.

