Qyteti i Ballshit është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e kësaj të mërkure. Gazmend Musta 34 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe motrën e saj Milisa Caushaj 18 vjeç. Policia njotoi se ka arrestuar 34 vjeçarin Musta pas sinjalizimit për krimin.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri për largimin drejt prindërve të dy viktimave në Fratar të Fierit. Ndërsa autori i dyshuar në gjendje të dehur të ketë refuzuar. Pas sherrit verbal ky i fundit me thikën e bukës ka qëlluar mbi dy gratë.

Gazmendi dhe Gentjana kanë dy fëmijë një vajzë dhe një djalë dhe prej disa vitesh ishin kthyer në Shqipëri, pas emigrimit në shtetin fqninj të Greqisë.

Policia: Autori i dehur qëlloi me thikë mbi dy gratë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend”./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version