Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë që ka tronditur pasditen e sotme fshatin Tërvol të Gramshit. Mësohet se 75- vjeçari Xhevit Sinani i cili goditi për vdekje me sëpatë gruan e tij Zegjinë Sinanin në banesën ku jetonin dhe vëllain e tij Shaqir Sinanin, dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërvol. 75- vjeçari e ka vrarë gruan e tij, Zegjinë Sinani në banesën ku jetonin prej kohësh dhe ishin të martuar. Ndërsa vëllain e tij Shaqir Sinanin e ka ndjekur nëpër vreshta dhe më pas e ka goditur me sëpatë duke e lënë të vdekur. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve nga policia në vendin e ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version