Festohet sot Krishtlindja.
Kjo është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.
Pas Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Për besimtarët katolikë, festimet dhe mesha nisin mbrëmjen e 24 Dhjetorit, ndërsa mesha dhe festimet për besimtarët ortodoksë kremtohet paraditen e sotme.
Në Tiranë mesha e krishtilindjes për besimtarët katolikë nisi rreth orës 23:00 në Katedralen e Shën Palit. Mesha drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Mesha e besimtarëve ortodoks u mbajt mëngjesin e sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

