Vrasja e gjyqtares 39 vjecare Fildes Hafizi, ishte një vrasje e paralajmëruar por që nuk ishte marrë asnjë masë parandaluese.Hafizi nuk arriti ti mbijetojë atentatit të dytë të ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi i cili po në të njëjtën mënyrë tentoi ta vriste dy vite më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin “Shtraus” në Tiranë kur gjyqtarja e gjykatës administrative të Shkodrës sapo kishte hipur në mjetin e saj tip benz.Në këtë moment afrohet ish bashkëshorti dhe e qëllon disa herë me pistoletë.Plumbat ishin fatalë për 39 vjecaren e cila humbi jetën në vendngjare.Policia arriti të arrestojë menjëherë Kasemin ndërsa sekuestroi dhe armën e krimit.

Dy vite më parë nëna e tre femijeve u bë pre e një atentati të ngjashëm. Teksa pushonte në një prej hoteleve të plazhit në Golem të Kavajës në po të njëjtën mënyrë 53 vjecari Kasemi tentoi ta vriste.

Në mes të plazhit ai nxorri një pistoletë për të qëlluar ish bashkëshorten e cila në atë kohë ishte ndarë me të prej dy muajsh. Ishin disa klientë që ndihmuan të ndjerën të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës . Në atë kohë gjykata e Kavajës caktoi për të masën e sigurisë me burg por që dy vite më pas gjithshka do të kthehej në tragjedi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version