Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog gjatë vizitës së tij në Jeruzalem.

Rama u prit nga stafi i Herzog në pallatin presidencial teksa shoqërohej nga ministret Delina Ibrahimaj dhe Bora Muzhaqi.

Ai tha se shumë shpejt presidenti izraelit do të vizitojë Shqipërinë. “Jam i lumtur që më në fund do të kemi një vizitë presidenciale në Shqipëri.

Nuk e kemi pasur më parë një të tillë. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, deklaroi Rama.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/10/rama-ne-izrael.mp4
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version