Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog gjatë vizitës së tij në Jeruzalem.
Rama u prit nga stafi i Herzog në pallatin presidencial teksa shoqërohej nga ministret Delina Ibrahimaj dhe Bora Muzhaqi.
Ai tha se shumë shpejt presidenti izraelit do të vizitojë Shqipërinë. “Jam i lumtur që më në fund do të kemi një vizitë presidenciale në Shqipëri.
Nuk e kemi pasur më parë një të tillë. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, deklaroi Rama.

