Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Kukësit.
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë sipasojë e aksidentit.
Policia bëri me dije se makina tip benz me të cilën udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga sipasojë e lagështirës në fshatin Nimçë
Mësohet se ka humbur jetën Ramë Koboçi 50 vjeç, Mustafa Hoda 45 vjeç drejtuesi i mjetit.
Gjithashtu është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç.
Ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën./sosnews
