Vrasja e 30 vjeçarit dhe bashkëjetueses së tij në Shkodër vijon të jetë e mbuluar me mister.
Boran Berçana gjatë gjithë detyrës së tij si punonjës policie në Shkodër rezulton të ketë patur lidhje të ngushta me një prej 4 grupeve kriminale kryesore në qytetin verior.Madje njohjet dhe lidhjet me drejtuesit e këtij grupi nuk hezitonte ti bënte publike në rrethin shoqëror apo në rrjete sociale.
Hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij dhe të bashkëjetuese Silva Ndoci pavarësisht disa elementëve, si sekuencat filmike të një kamera sigurie që dallon shumë zbehtë autorin dhe makinës së djegur të autorëve nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar autorët.
Sipas të dhënave operative të grumbulluara nga policia e Shkodrës, dyshohet se Berçana të jetë eleminuar pas përfshirjes së tij si protagonist kryesor në një ngjarje për hakmarrje ndaj një tjetër grupi kriminal për llogari të grupit që bënte pjesë.
Ngjarje kjo e ndodhur në fillim të këtij viti në qytetin e Shkodrës. Megjithëse pati indicie në atë kohë, asnjëherë nuk u arrit ti provohej prezenca dhe përfshirja kriminale.
Dyshohet se Berçana të jetë vrarë si shpagim për atë ngjarje. Ndërsa ende mbeten mister arsyet që e detyruan të dorëhiqej në Prill të këtij viti nga Policia e Shtetit./sosnews.al

