Policia e Elbasanit është duke zhvilluar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të këtij qyteti në kërkim të personave me precedentë kriminalë për të zbardhur ngjarjen kriminale të parandaluar sot, ku dyshohet se do të bëhej një atentat. Policia ende nuk ka një emër të konfirmuar se kush mund të ishte shënjestra e atentatit ndërkohë që as për pronësinë e automjetit BMË X6 nuk ka një emër.

Një atentat u parandalua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia mori informacione se një makinë e cila ishte e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ kishte armë. Dhjetëra forca policie rrethuan makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person i njohur.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version