Ngjarja e rëndë 4 Janarit ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe të plagosur 4 persona të tjerë është zbardhur nga Policia e Durrësit. Sipas policisë autorë të kësaj ngjarje janë Kevin Zeneli Alias Kevin Suçi dhe dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj. Kjo vrasje sipas policisë ishte porositur nga Kasandër Noga, aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Kasandër Noga është një emër i njohur i botës së krimit. Sipas mediave belge ai akuzohet për të paktën 5 vrasje dhe disa plagosje në Belgjikë, por edhe për vrasje të të tjera të kryera në Shqipëri.

Kasandër Noga, 45 vjeç, nga Patosi i Fierit, është arrestuar në Austri nga policia belge për një atentat të ndodhur më 11 Qershor të këtij viti ndaj Erion Hasanbelliut, në qendër të Brukselit.

Që prej datës kur ndodhi atentati (11 Qershor 2022), ndaj 45-vjeçarit Noga ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar. Ndërkohë lajmi për arrestimin e tij nga policia belge u bë i ditur më 14 Qershor. Në atë kohë Kasandër Noga nuk bëri rezistencë ndaj policisë belge.

Si pistë për atentatin e 11 Qershorit policia belge pati hakmarrjen, pasi Erion Hasanbelliu me autorin e plagosjes ishin në hasmëri që prej vitit 2000.

Saga e këtyre vrasjeve ka nisur me Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit. Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version